MENU
klinika

“S’fshihemi pas vetos së Bullgarisë”

Balla për integrimin e Shqipërisë: Kemi përmbushur të gjithë paketën e “Manival”

08.02.2022 - 13:16

Nënkryetari Taulant Balla ë Këshillin Kombëtar për Integrimin Europian, ku po diskutohet për punën dhe arritjen e Shqipërisë për integrimin në BE ka thënë se Shqipëria nuk po fshihet pas vetos së Bullgarisë.

Ndër të tjera ai theksoi se Shqipëria ka përmbushur të gjithë paketën e ‘Manival’.

“Nuk fshihemi pas vetos së Bullgarisë, pasi ajo ka bërë të qartë se nuk ka asgjë me Shqipërinë. Shpresoj dhe besoj se dy kryeministrat, të Maqedonisë së Veriut dhe të Bulgarisë, të tejkalojnë shpirtat ballkanik dhe të sillen si europiane.

Kemi përmbushur në Kuvend paketën e Manival. Po ashtu dua të jetë e qartë dhe çështja e atij indeksit të korrupsionit, të publikuar nga Transparence Internacional, me një rënie të ulët. Por në 2013 kemi qenë në nivelin më të rëndë historik. Çështja e zgjatjes së afateve të mandatit të organeve të hetimit, nuk është çështje e karakterit politike. Nuk është propozim i PS. S’ka aspak patronazhim të kësaj çështje, por është çështje që tejkalon partitë. Kush e lidh këtë me axhendë të PS, e ka gabim. PS ka vendosur të mbështesë këtë çështje në aspekt procedurial.

Nuk është pjesë e një axhende tonën, por detyrim i çdo qytetari, që parlamentarët duhet ta miratojnë me ndërgjegjen e plot. Nuk ka një vend tjetër të ngjashëm me Shqipërinë që të ketë kryer pastrim të thellë me vetting, të sistemi të drejtësisë”, tha Balla.