MENU
klinika

Problemet që konstatoi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

Shkarkohet nga detyra prokurori i Fierit

10.02.2022 - 13:29

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli të enjten vendimin e shkarkimit nga detyra të prokurorit të Fierit, Erind Reovica.

Gjatë seancës dëgjimore të martën më 8 shkurt, Komisioni evidentoi probleme në të tri kriteret e rivlerësimit, atë të profesionalizmit, pastërtisë së figurës dhe pasurisë, ku në këtë të fundit rezultonte me balancë negative në shumën 5 milionë lekë.

Prokurori Reovica nuk ishte i pranishëm në të dy seancat, si në atë dëgjimore ashtu dhe gjatë shpalljes së vendimit.

Ai u përfaqësua nga avokatja Antoneta Sevdari e cila pas relatimit të gjetjeve gjatë seancës dëgjimore kërkoi që të konsideroheshin argumentet e prokurorit – kryesisht lidhur me të ardhurat e deklaruara se ishin përfituar nga puna në emigracion, si dhe kërkoi konfirmimin e subjektit në detyrë.

Procesi i rivlerësimit ndaj prokurorit Erind Reovica u krye nga trupa e KPK-së e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Firdes Shulin dhe anëtare Suela Zhegun.

Reovica ka filluar punë si oficer i Policisë Gjyqësore në vitin 2006 dhe në vitin 2014 u emërua prokuror në rrethin e Fierit./BIRN

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier