Kantautori i njohur Elgit Doda ka treguar për publikun e gjerë se cilat ishin fjalët që i ka komunikuar Donaldit në vesh gjatë hyrjes së tij në “Big Brother Vip Albania.” I ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, ai iu përgjigj kësaj pyetjeje drejtuar nga blogerja e njohur, Armina Mevlani duke u shprehur se i ka thënë fjalë për ta mbështetur:
“Produksioni e ka dëgjuar se çfarë kam thënë. Thjesht aty ishte: “Love u, ec përpara. Kaq!”
Mirëpo, mesa duket publikut nuk ia ka mbushur mendjen përgjigja e Elgitit të cilët janë shprehur nëpër komente se ai nuk është duke thënë të vërtetën. Disa të tjerë aludonin se fjalët që i tha ishin për arsye reflektimi për aktorin e humorit pasi komentet negative për të në lidhje me trekëndëshin “Triksa-Bora” nuk kishin fund.
View this post on Instagram
Rikujtojmë se deri më tani dy finalistët e shpallur të cilët janë pretendentët më të fortë për të fituar çmimin e madh janë Beniada dhe Iliri. Teksa televotimi qëndron i hapur, ditën e nesërme në prime-n do të shpallet rezultati për finalistët e mbetur të “Big Brother Vip Albania.”
Edhe pse banorët ishin të gatshëm të ndanin çmimin me një tjetër konkurrent që do të jetë më pranë finales ose për të dhuruar një pjesë të parave për bamirësi, “Vëllai i Madh” ka vendosur që të mos ndryshojë asgjë dhe në finale të shkojnë 4 banorë. Më pas, këtë vendim mund ta marrin secili nga banorët pas përfundimit të “BB Vip”.