MENU
klinika

950 milionë lekë për naftën falas në bujqësi

Si do të bëhet shpërndarja tek fermerët

11.02.2022 - 14:54

Vendimi qeverisë për Skemat Kombëtare parashikon edhe se si do të ndahet nafta në bujqësi. Kështu, në të specifikohet se do të jepet mbështetje me naftë për kryerjen e punimeve të mekanizuara në bujqësi, në vlerën deri në 950 milionë lekë.

Subjektet do të përfitojnë sasi nafte falas në barasvlerë të lehtësimit fiskal të naftës që përdoret për kryerjen e punimeve të mekanizuara në kulturat bujqësore. Subjektet përfituese duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme: të kenë tokë bujqësore në pronësi dhe ose në përdorim, të provuar me dokumentacionin përkatës; madhësia totale e fermës duhet të jetë me sipërfaqe jo më pak se 0.4 ha, ndërsa madhësia e parcelave me sipërfaqe jo më pak se 0.1 ha.

Aplikimi për të përfituar nga masa e mbështetjes me naftë për bujqësinë bëhet online në portalin e-Albania, me vetëdeklarim. Përfitimi i sasisë së naftës falas për sipërfaqen që kultivohet, është në masën: 100% e sasisë për subjektet me sipërfaqe deri në 10 ha; subjektet me sipërfaqe mbi 10 ha, për pjesën mbi këtë shifër, përfitojnë sasinë e naftës me normativë të reduktuar.

Aplikimet i nënshtrohen procesit të verifikimit/kontrollit administrativ dhe për aplikimet fituese kryhet kontrolli në terren. Procesi i kontrollit në terren kryhet pas shpërndarjes së naftës te subjektet përfituese. Nafta për bujqësinë do të shpërndahet nga operatorët furnizues të nëpërmjet pikave të tyre të shpërndarjes në të gjithë vendin, ku fermerët paraqiten me kartën individuale, në të cilën është hedhur sasia e naftës që ka të drejtë të tërheqë fermeri përkatës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!