Lideri i Lëvizjes URA, Dritan Abazoviç ka deklaruar se nuk ka një listë të përgatitur lidhur me anëtarët e qeverisë së ardhshme të Malit të Zi.
“Unë do të doja që Mali i Zi të merrte qeverinë e 43-të dhe pavarësisht se sa do të zgjasë dhe cila ishte axhenda, të arritën të bënte diçka për të reduktuar polarizimin në shoqërinë malazeze dhe për të përmirësuar rrugën drejt BE,” ka thënë Abazoviç.
Gjithashtu nga ana tjetër është shprehur se në rast se do të jetë vullneti i shumicës së deputetëve, atëherë ai është i gatshëm të jetë kryeministër.
“Dua të them se nuk është e lehtë të jesh kryeministër në këto rrethana, kryeministër bëhesh pas zgjedhjeve dhe këtë e kam plotësisht të vetëdijshëm dhe më shumë se të gjithë kritikët që do ta kritikonin këtë propozim. Megjithatë ndonjëherë në politikë zgjidhjet kalimtare janë zgjidhje historike”, ka thënë ai.
Abazoviç ka folur edhe për Marrëveshjen me Kishën Ortodokse Serbe, ku edhe është shprehur se nuk do ta kishte problem nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje nëse do të ishte në përputhje me Kushtetutën.
Zëvendëskryeministri i Malit të Zi tregoi se ka biseduar me patriarkun e Kishës Ortodokse serbe, duke shtuar se akti i kësaj marrëveshjeje duhet bërë në përputhje me të gjitha procedurat.