MENU
klinika

Marrëveshje me Kishën Ortodokse Serbe?

Abazoviç deklaron gatishmërinë për Kryeministër: Jam…!

12.02.2022 - 16:52

Lideri i Lëvizjes Veprim i Reformës së Bashkuar Dritan Abazoviç, ka deklaruar se për qeverinë e 43-të, të Malit të Zi do të ishte i gatshëm të kandidonte, pa patur një plan konkret apo periudhë të caktuar.

Gjithashtu ka folur dhe për dy pika, që do përmirësonte për Malin e Zi së pari për të reduktuar polarizimin e shoqërisë malazeze dhe së dyti për rrugën drejt Bashkimit Europian.

“Unë do të doja që Mali i Zi të merrte qeverinë e 43-të dhe pavarësisht se sa do të zgjasë dhe cila ishte axhenda, të arrinte të bënte diçka për të reduktuar polarizimin në shoqërinë malazeze dhe për të përmirësuar rrugën drejt BE. Dua të them se nuk është e lehtë të jesh kryeministër në këto rrethana, kryeministër bëhesh pas zgjedhjeve dhe këtë e kam plotësisht të vetëdijshëm dhe më shumë se të gjithë kritikët që do ta kritikonin këtë propozim. Megjithatë ndonjëherë në politikë zgjidhjet kalimtare janë zgjidhje historike”, ka thënë Abazoviç.

Javën e kaluar është shkarkuar nga qeveria e Malit të Zi Zdravko Krivokapiq, për këtë aryse është shpërndarë parlamenti dhe po kërkohen alternativa për krijimin e një qeveri të re.

Abazoviç ka folur edhe për Marrëveshjen me Kishën Ortodokse Serbe, ku edhe është shprehur se nuk do ta kishte problem nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje nëse do ishte në përputhje me Kushtetutën.