MENU
klinika

Në hasmëri me dy familje të tjera

Zinxhiri i vrasjeve që solli në ekzekutimin e Prek Tonajt

14.02.2022 - 11:44

Vrasja e 47-vjeçarit Prek Tonaj që tronditi Shkodrën mbrëmjen e djeshme (13 shkurt), dyshohet të jetë për motive hakmarrje. Panorama.al mëson se familja e të ndjerit, ka qenë në hasmëri me dy familje, Ksolla dhe Hasanaj.

Zanafilla e konfliktit me familjen Ksolla ka nisur në kohën e komunizmit, kur Pal Ksolla pas një debati në burg vrau shtetasin Nikoll Tonaj, vëllain e Prekës. Në vitin 1996 familja Tonaj merr gjakun e vëllait duke vrarë shtetasin Pal Ksolla. 10 vite më parë familja Tonaj u përfshi edhe në një konflikt tjetër me fisin Hasanaj që zanafillën e ka për çështje votash në zgjedhjet e asaj kohe.

Pak kohë më pas në një urë në Dukagjin pas një debati verbal familja Hasanaj vret shtetasin Zek Tonaj duke bërë që të jenë dy të vrarë në dy konflikte të ndryshme.

Për të ardhur tek mbrëmja e djeshme ku mbeti i vrarë vëllai i tretë Prek Tonaj. Nga policia dyshohet se 47-vjeçari mund të jetë vrarë nga djemtë e Pal Ksollës por deri me tani efektivët nuk kanë arritur që të mbledhin prova të mjaftueshme për të identifikuar autorin dhe për ta arrestuar atë.

Policia ka bërë kontrolle të shumta por nuk ka arritur të gjejë autorët. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë. Në total në këto konflikte janë 5 të vrarë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


E shkuara e 47-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër

Nga vrasja e vëllait, te atentati i dështuar për hakmarrje!