MENU
klinika

Çfarë po përgatit policia me Interpol?

Shtohen kontrollet në portet e vendit

14.02.2022 - 12:44

Policia e shtetit ka shtrënguar masat në pikat e kalimit kufitar, qoftë përmes detit dhe qoftë përmes ajrit.Të gjitha listat e pasagjerëve dhe biletat e prera do ti nënshtrohen kontrolleve përpara se te nisin fluturimet ose te mbërrijnë në Shqipëri udhëtarët.

Duke nisur me Aeroportin e Rinasit, Kukësit dhe 4 portet Durrës, Vlorë, Sarandë e Shëngjin, çdo kompani ka detyrim të kalojë listat tek njësia e kontrollit të pasagjerëve.

Sipas policisë kjo njësi do të jetë përgjegjëse për kontrollet e lëvizjeve rekordet kriminale dhe dyshimet e përfshirjeve të shtetasve të ndryshëm në trafik droge pastrim parash dhe terrorizëm.

Kjo njësi do të kontrollojë në kohë reale të dhënat me Europol, Interpol dhe policitë partnere dhe shtetasit e huaj që pas një krimi vijnë në Shqipëri për tu fshehur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Ne jemi gati për çfarëdo që të ndodhë”

Ambasada amerikane në Tiranë shpërndarn mesazhin e fortë


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin