14.02.2022 - 14:19
Presidenti Ilir Meta do të mbledhë ditën e sotme Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
Burime për mediat konfirmojnë se Këshilli e Sigurisë Kombëtare do të mblidhet për zhvillimet në Ukrainë.
Të njëjtat burime raportojnë se mbledhja do të nisë në orën 16:00, teksa bota po mban frymën nga një pushtim i mundshëm i Ukrainës nga Rusia.
Kujtojmë se në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë të thirrur nga Kreu i Shtetit nuk do të jetë i pranishëm kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, të cilët ndodhen në SHBA, ku do të marrin pjesë në Këshillin e Sigurisë të OKB.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Konflikti dhe frika për nisjen e një lufte