MENU
klinika

Detajet

‘Nuk jemi shpellarë’/ Protestuesit sulmojnë bashkinë me tymues, shashka e flakadanë

15.11.2018 - 11:52

Për të 12 ditë me radhë banorët e Unazës së re, shtëpitë e të cilëve preken nga projekti i ndërtimit të rrugës, kanë dalë në protestë.

Për disa ditë më radhë protesta e tyre është zhvendosur para bashkisë, ku kërkojnë takim me Erion Veliajn dhe Edi Ramën.

Ashtu siç e paralajmëruan mbrëmjen e djeshme, ata kanë marshuar nga “Astiri” drejt qendrës së Tiranës, ku kërkojnë që të dëgjohen.

“Nuk jemi shpellarë, jemi qytetarë”, kanë qenë thirrjet që kanë hedhur banorët.

Më pas ata kanë ndezu flakadanë dhe kanë qëlluar me vezë në drejtim të bashkisë.

Banorët janë shprehur se kanë kërkuar leje për të protestuar, leja i është refuzuar por ata kanë vazhduar me planin e tyre.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës