Tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë nuk po gjejnë ende një rrugëzgjidhje pavarësisht ndërhyrjeve nga ndërkombëtarët.
SHBA ka deklaruar se Rusia po përgatitet për një ofensivë për në Ukrainë, por nga ana e saj, Moska i ka mohuar këto aludime.
Media britanike “Daily Mail” i ka kushtuar një artikull pikërisht planeve të Rusisë për të pushtuar Ukrainën. Sipas artikullit, trupat ushtarake ruse do të përparojnë drejt Ukrainës në mënyrë që të rrëzojnë qeverinë përmes luftës.
Me dhjetra mijëra ushtarë të Putinit pritet të avancojnë fillimisht në pjesën jugore të Ukrainës, duke shëndetësruar kryeqytetin, Kievin. Më pas, Rusia do të vendosin regjimin e tyre në Kiev, çka do të shtojë frikën edhe në rajonet e tjera.
“Daily Mail” më tej vijon me planin e Rusisë për të pushtuar Ukrainën nga të gjitha anët. Sipas saj, trupat do të hyjnë përmes Bjellorusisë dhe Krimesë derisa të pushtohet i gjithë rajoni lindor.
Misioni i tyre do të jetë vetëm që të mbajnë të lidhur ushtrinë e Ukrainës në zonën lindore, në mënyrë që ata mos të shkojnë drejt Kievit, ku është dhe objektivi kryesor i Rusisë.
Strategjia kryesore e Rusisë, është artileria me të cilën do të pajisen ushtarët. Automjete më të lehta në mënyrë që ushtria të avancojë më shpejt.
Në këtë ofensivë ushtarake, sipas Daily Mail do të marrin pjesë 150 mijë ushtarë. Një zyrtar rus është shprehur se në këtë operacion do të angazhohet vetëm 60 përqind e ushtrisë.