MENU
klinika

“Më keni arrestuar kot”

Vrasja për gjakmarrje në Shkodër, dëshmia e 30-vjeçarit

15.02.2022 - 11:44

Eduart Kësolla, 30-vjeçari që u vu në pranga një ditë më parë pasi akuzohet se ka vrarë me armë zjarri Prek Tonajn, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e të dielës në Grudë e Re, Shkodër ka mohuar të ketë lidhje me krimin.

I arrestuari mësohet se e ka mohuar akuzën e ngritur ndaj tij para uniformave blu që e kanë marrë në pyetje.

“Më keni arrestuar kot, nuk e kam vrarë unë Preke Tonajn!”, mëson Panorama të jetë shprehur Kësolla para hetuesve.

Policia pas arrestimit bëri me dije se “bazuar në provat e grumbulluara dhe informacionet e siguruara në rrugë operative, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Eduart Kësolla, 30 vjeç, lindur në Nicaj, Shosh dhe banues në fshatin Grudë e Re. Arrestimi i tij u bë për veprën penale “Vrasja për gjakmarrje”, pasi nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet si autor i vrasjes së 47-vjeçarit Prekë Tonaj, për motive gjakmarrjeje”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN