MENU
klinika

Ç’po ndodh në kufijtë me Ukrainën?

Rusia jep njoftimin e papritur për tërheqjen e trupave në bazë

15.02.2022 - 11:44

“The Guardian” raporton se Rusia po tërheq nga kufiri me Ukrainën disa trupa ushtarakë të saj në bazë.

Disa trupa ushtarake të Rusisë në kufirin me Ukrainën po kthehen në baza pas përfundimit të stërvitjeve, citohet të ketë thënë të martën ministria ruse e mbrojtjes, raporton Reuters.

Agjencia ruse e lajmeve Interfax citoi ministrinë të thoshte se ndërsa stërvitjet në shkallë të gjerë në të gjithë vendin vazhdonin, disa njësi të distrikteve ushtarake jugore dhe perëndimore kanë përfunduar stërvitjet e tyre dhe kanë filluar të kthehen në baza.

Kjo lëvizje po lexohet si një shenjë de-përshkallëzimi.

Për analistët e tjerë, do të jetë shumë herët për të thënë nëse kjo sinjalizon vërtet një ndryshim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN