Ish-kryeministri Sali Berisha nga Shkodra, ku ka prezantuar kandidatin e “Shtëpisë së lirisë” Bardh Spahinë, për zgjedhjet e 6 marsit, nuk ka lënë pa përmendur edhe akuzat e përsëritura për kreun e PD-së, Lulzim Basha.
Sipas Berishës, kryedemokrati “është i vetmi politikan me dy hetime ndërkombëtare”.
Duke iu referuar hetimeve për çështjen ‘Toyota Yaris’, Berisha tha:
“Edi Rama ja mbylli dosjen për dekonspirim, që i hapi prokuroria, por belgët nuk ja mbyllën. Belgët erdhën për së dyti, dhe e patë sa i thartuar doli, e vërteta është se herën e tretë ai do jetë në pozita krejt tjera, siç do ta merrni vesh shumë shpejt”.
Ish kryeministri ka folur edhe për protestën e qytetarëve banorë të zonës së 5 Majit në kryeqytet, ku theksoi se qeveria Rama sillet “si pushtuese”.
‘Ju e shihni se çfarë trajimesh ç’njerëzore u bënë këta qyetarëve, ata vëllezër e morta që janë në protesta në rrugët e Tiranës, janë absolutisht që të gjithë të ligjshëm, j’ua u them me përgjegjësi të plotë, jo vetëm me ligjet tona, por me ligjet e çdo vendi demokratik, dhe trajtohen si me qenë armiq, qeveria sillet ndaj tyre si me qenë pushtuese, dhe jo si një qeveri që trajton qytetarin me dinjitet.
Tani nuk po bëj krahasime, por në 8 vite u ndërtuan 11 mijë kilometra rrugë, janë ndërtuar qindra e qnidra shkolla e objekte tjera, por sherre nuk ka patur sepse shteti i ka qëndruar, sepse po të prisha shtëpinë unë ty, do të pëgjigjem një për një. Unë nuk do të them ty se je i paligjshëm, pse qenke i paligjshëm ti, energjinë e ke paguar, ujin e ke paguar, kujt ia ke paguar, shtetit ia ke paguar. Ti je i ligjshëm.
Edi Rama ka diskriminuar fermerët, u ka hequr mbështetjen, kurse ne synonim të sillnim të gjitha shërbimet që ka një lagje qyteti, dhe pastaj ti zgjidhje ku të jetoje. Prandaj ne i rikthehemi këtij projekti” –tha Berisha në fjalën e tij.