MENU
klinika

Projekti i Unazës së Re

Protesta në Bashki/ Banorët: Do rikthehemi sërish

15.11.2018 - 13:33

Protesta e banorëve të Unazës së Re ka hyrë sot në ditën e 12-të. Ata u zhvendosën përpara godinës së Bashkisë së Tiranës, ku i bëjnë thirrje kryetarit Erion Veliaj, të tërheqë vendimin.

Pas rreth 1 orë proteste, zona para Bashkisë i ngjan një sheshi pas “lufte” ku shihen tymuese, apo shashka të ndryshme.

Situata përshkallëzoi pasi banorët hodhën tymuese, vezë e shashka drejt Bashkisë. Turma i është afruar kordonit të policisë duke tentuar ta çajnë atë dhe të futen në Bashki.

Ndërkohë që jashtë zhvillohet protesta, brenda godinës zhvillohej normalisht mbledhja e Këshillit Bashkiak.

Rreth 200 banorë me thirrje dhe me një banderolë të madhe ku shkruhet “MASHTRIM” e quajnë korruptiv projektin që do u prishë shtëpiat e bizneset tek zona e Astirit.

Banorët janë shprehur se kanë kërkuar leje për të protestuar, leja i është refuzuar por ata kanë vazhduar me planin e tyre.
Ata kërkojnë dëmshpërblim të plotë për shtëpitë që do prishen, të legalizuara apo jo. Sipas tyre, projekti është korruptiv.

“Di të them që ne jemi, kryetari i Bashkisë na quajti shpellarë. Nuk e di kur është bërë tirans kryebashkiaku, por ne kemi shumë dokumenta të rregullta. Kam certifikatë pronësie, kam leje legalizimi, kam hipotekë, paguaj taksat. Pse jam shpellar mo zoti kryetar,” u shpreh një prej protestuesve.

Protestat është paralajmëruar që të vazhdojë nesër mbasdite në orën 17:00.

Jozefina Topalli caktohet si drejtuese politike!

Tomorr Alizoti merr vendin e Ervin Salianjit në Elbasan!

Ministri i Financave: Do realizohet paralelisht me…

“Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, nuk do të bëhet këtë vit”

“Kush do të merret me llafe le të merret…”

Zyrtarisht nën hetim nga SPAK, reagon Benet Beci