16.02.2022 - 11:40
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se në zonën e tuneleve në Qafë Thore ka rënë një ortek dhe për pasojë rruga është bllokuar.
“Në Qafë Thore, në zonën e tuneleve, si pasojë e erës së fortë ka pasur rënie të një orteku. Po punohet për hapjen e këtij segmenti”, bën me dije ARRSH në postimin në rrjetet sociale.
Ndërkohë mësohet se në akset: Spot-Kam, Valbonë, Qafë Bualli-fillimi i Rrugës së Arbrit, Vau Dejës-Qafë Qelë ka pasur rënie gurësh e inertesh në trup të rrugës.
Mësohet se inertet janë pastruar nga kontraktori i mirëmbajtjes.