Kryeministri Edi Rama mbajti sot nga Washingtoni një bashkëbisedim me gazetarët shqiptarë, pas takimeve të djeshme me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken.
Rama u pyet dhe për kreun e shtetit, per te cilin pritet nje vendim nga Gjykata Kushtetuese, nese do te shkarkohet apo jo.
Pyetje: Çfarë do ndodhë me Ilir Metën nëse Gjykata Kushtetuese do e shkarkojë?
Rama: Nuk janë telepati, por janë analiza që s’janë të vështira për t’u bërë kur ndjek me kujdes dinamikën, por duke qene se Ilir Meta është në gjykim nga Gjykata Kushtetuese, s’do doja të hyja në këtë grackë që më ngrite.
Sepse mendoj që është koha që ti lihet Gjykates Kushtetuese fjala e mundësia që të vendosë në vend nderin e nëpërmkëmbur të Kushtetutës.