MENU
klinika

Mero Baze

Meta shpëtoi edhe 2 muaj, por ka vrarë përfundimisht institucionin e Presidentit

17.02.2022 - 11:24

Gazetari dhe botuesi i gazetës “TemA” Mero Baze, ka reaguar fill pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila e ka konsideruar aksionin e presidentit Ilir Meta si një normalitet të ushtrimit të detyrës së tij.

Baze nënvizon se ky vendim e ka vrarë përfundimisht institucionin e presidencës.

“Gjykata Kushtetuese paska vendosur që Ilir Meta është president normal. Kjo e shpëton Ilir Metën dhe dy muaj më shumë në zyrë, por ky vendim ka vrarë përfundimisht institucionin e Presidentit të Shqipërisë. Në atë zyrë tani bë çfarë të duash pasi të mbron historia e Ilir Metës. Madje dhe po je aratisur nga çmendina e je strehuar aty”, shkruan Mero Baze në rrjetin social Facebook.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN