Trupat e batalionit të lehtë të këmbësorisë janë stërvitur në kushte ekstreme moti në zonën e Vithkuqit.
Stërvitja 72 orëshe “Mbijetimi” e Batalionit të Këmbësorisë së Forcës Tokësore ka pasur si qëllim testimin e kapaciteteve dislokuese.
Gjithashtu kjo stërvitje zhvillohet edhe ne interes te certifikimit nga NATO ne muajin shtator te Grup Batalionit te Kembesorise se Lehte.
“Programi stërvitor në këtë rajon përfshin siç ndoqët edhe demonstrimet, veprime në sulm, veprime në kushte të motit ekstrem me personel dhe mjete. Kuptohet testuam kalueshmërinë e terrenit me këto mjete gjatë gjithë këtyre orëve të qëndrimit në këtë rajon. Programi vijon dhe me pjesën e marshimit po gjithashtu në terren të veshur me dëborë dhe në kushtet e motit ekstrem të të ftohtit”, u shpreh Nënkolonel Agim Kuçana.
Stërvitja përveç se gjatë kushteve ekstreme të motit të ftohtë do të vazhdojë edhe në periudha të tjera si në verë.