Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, flet pas daljes nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit për inceneratorin e Fierit.
Duke folur për gazetarët jashtë dyerve të SPAK, kryebashkiaku Subashi thekson se ka dhënë deklarime mbi inceneratorin e Fierit, por sipas tij, ato janë pjesë e sekretit hetimor dhe nuk mund të bëhen publike.
Më tej, Subashi shprehet se është i gatshëm të shkojë në çdo moment në Prokurori, nëse thirret sërish.
Pyetje-përgjigje:
Keni dhënë deklarime në Prokurori?
Po kam dhënë deklarime në Prokurori. Ato që deklarova janë pjesë e sekretit hetimor, kështu që…, por kam dhënë deklarime për inceneratorin e Fierit.
Do thirreni sërish në Prokurori?
Atë e di Prokuroria, s’e di unë. Unë dhashë deklarime për 2-3 orë.
Kishin akuzë prokurorët?
Tani mos bëni pyetje të tilla, sepse asnjë gjë nuk do të merrni nga këto, për sa kohë janë pjesë e hetimit.
Jeni i gatshëm të vini sërish në Prokurori?
Patjetër, si s’jam i gatshëm. Padyshim që unë jam i gatshëm në çdo moment. Kështu që s’ka asnjë problem në këtë pikë.