MENU
klinika

Sot zyrtarisht në fushatë për zgjedhjet e pjesshme

Celibashi thirrje partive politike: Respektoni Kodin Zgjedhor

19.02.2022 - 13:53

Kur sot ka startuar zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të pjesshme për 6 bashki të vendit, vjen një mesazh nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi.

Ky i fundit iu bëri apel partive politike që të respektojnë kodin Zgjedhor.

“Sot nis fushata zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e bashkisë Shkodër, Dibër, Vorë, Durrës, Rrogozhinë, Lushnjë. Subjektet zgjedhore të regjistruara dhe kandidatët e tyre, kanë detyrimin për të bërë fushatë duke respektuar Kodin Zgjedhor, si edhe çdo normë tjetër ligjore, e cila përcakton dhe garanton zgjedhje të lira, të drejta dhe të ndershme. Me këtë rast ju përcjell partive politike dhe kandidatëve pjesëmarrës në këtë garë, thirrjen për ta zhvilluar këtë fushatë zgjedhore në mënyrë të qetë dhe në përputhje me të gjithë parashikimet e Kodit Zgjedhor. Zhvillimi i një gare zgjedhore duke respektuar principet e një gare të lirë, të drejtë dhe të ndershme lidhet drejtpërsëdrejti me standardin e këtij procesi zgjedhor. Gjej rastin për të ftuar votuesit/zgjedhësit, qytetarët të 6 njësive të qeverisjes vendore që të marrin pjesë masivisht në këtë proces. I ftoj ata që të verifikojnë vlefshmërinë dokumenteve të identifikimit pasi kanë verifikuar më së pari nëse emir i tyre gjendet në listën e zgjedhësve. Mungesa e një dokumenti identifikimi të vlefshëm nuk do t’ju mundësojë atyre të ushtrojnë të drejtën e votës në datën 6 Mars 2022. Edhe pse mandati i kryetarëve të bashkive që do të dalin nga këto zgjedhje është më pak se një vit, vlen që ju të ushtroni të drejtën tuaj të votës”, shprehet Celibashi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Basha e hedh poshtë Saliun për Portin e Durrësit

“Berisha i zgjodhi kandidatët për 6-Marsin”