MENU
klinika

Serie A, Java 27

Tre barazime radhazi, Roma shmang sërish humbjen

19.02.2022 - 20:58

Roma nuk po bën mirë kohët e fundit, teksa sot regjistroi barazimin e tretë radhazi, sërish 2-2 si në ndeshjen e parafundit, kësaj here në “Olimpico” ndak Veronës. Një pikë që vlen shumë pak për pretendimet e verdhekuqve.

Pjesa e parë, në fakt, është mbyllur 2-0 në favor të miqve, të cilët kanë shënuar dy gola në harkun e 15 minutave me Barak (5′) dhe Tameze (20′). Reagimi i verdhekuqve ka ardhur në pjesën e dytë falë dy zëvendësime të goditura të bëra nga Jose Mourinho.

Portugezi ka aktivizuar në minutën e 62-të 18-vjecarin Volapto, i cili ka shpërblyer me gol tri minuta më vonë. Në minutën e 78-të, Special One ka aktivizuar 19-vjeçarin Bove, i cili ka realizuar golin e barazimit 2-2 në minutën e 84-t.

Në fundin e ndeshjes, Mourinho është ndëshkuar me karton të kuq nga arbitri Pairetto. Roma-Verona është ndeshja e parë e Serisë A me dy golashënues të lindur nga viti 2002 e këtej. Marash Kumbulla luajti titullar dhe për gjithë ndeshjen.