MENU
klinika

La Liga, Java 25

Real Madrid nuk fal, supergol i Asensios

20.02.2022 - 00:01

Real Madrid, pas barazimit ndaj Villarreal në La Liga dhe humbjes ndaj PSG-së në Champions League, është kthyer te fitorja pasi ka mundur 3-0 në shtëpi Alaves-in në javën e 25-të të kampionatit spanjoll.

Një fitore e vuajtur për Los Blancos, që ka ardhur vetëm në 30 minutat e fundit të takimit. Ka qenë Marco Asensio që ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 63-të me një gol të mrekullueshëm nga jashtë zone.

Në minutën e 80-të ka ardhur edhe goli i dytë i vendasve, i shënuar nga Vincius Junior pas një aksioni të bukur të skuadrës. Karim Benzema ka vulosur fitoren në minutën e 91-të nga pika e bardhë e penalltisë.