MENU
klinika

Finalja e “BBV”

Pse Edi Rama nuk ishte pjesë e emisionit

20.02.2022 - 11:39

Gjatë ditëve kur produksioni po përpiqej të organizonte finalen e madhe të “Big Brother VIP Albania”, ka pasur edhe lajme nga portale të ndryshme, të cilat tregonin se Edi Rama do t’i dorëzonte çmimin e madh fituesit.

Nga disa portale u raportua mes tjerash se çmimin e madh, Edi Rama do t’ia japë Donaldit me helikopter në Vlorë.

Një gjë e till sigurisht që nuk ndodhi, pasi jo vetëm që fitoren e mori balerini, Ilir Shaqiri, por Kryeministri nuk u bë asnjëherë pjesë e emisionit.

Teksa të gjithë e prisnin të ishte pjesë e programit, ai ka qenë në Mynih të Gjermanisë, në konferencën e sigurisë. Në Gjermani, ai ka udhëtuar direkt nga Amerika ku zhvilloi një sërë takimesh.

Kujtojmë se Ilir Shaqiri ishte i fundit që la shtëpinë më të famshme në Shqipëri pas aventurës 136 ditore. Ai u prit plot entuziazëm në studio nga publiku dhe nga ish-banorët e BBV.

Iliri rrëfeu emocionet e tij, ku u shpreh se këtu s’ka ardhur për të fituar por për t’i treguar njerëzve se kush është ai në të vërtetë.

“Unë kam ardhur këtu pas shumë kohësh që t’i tregoj popullit tim që sidoqoftë shkonte kjo gjë unë i dua njerëzit e mi dhe njerëzit e mi janë populli im dhe rrugë tjetër vetëm ta duash. Unë nuk kam ardhur këtu për të fituar. Unë doja t’i tregoja se kush është Iliri si njeri dhe jo vetëm një kërcimtar. Faleminderit Shqipëri!”- u shpreh Iliri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN