MENU
klinika

Projekti i Unazës së Re

PD hedh akuza për projektin/ ARRSH: Në përputhje me ligjin

15.11.2018 - 17:08

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD, Lulzim Basha për projektin e ‘Unazës së Re’ në Tiranë që sipas tij ka shkelje ligjore.

ARRSH thotë se projekti për Unazën është në përputhje të plotë me ligjin dhe deklarimet e PD për projektin të pavërteta.

“Projekti është vazhdim i atij të filluar që në kohën e Bashës. Kategoria e rrugës bëhet sipas standardit dhe kushteve teknike. Projekti në rakordim të plotë me Bashkinë Tiranë”- thotë ndër të tjera ARRSH.

Deklarata e plote e ARRSH:

arrsh-konica.al
arrsh-konica.al

 

Duke marrë shkas nga deklarimet publike të bëra një ditë më parë nga z.Lulzim Basha, Kryetar i subjektit politik Partia Demokratike, Autoriteti Rrugor Shqiptar sqaron median dhe opinionin publik sa vijon:

Unaza e Madhe e Tiranës është konceptuar që në fillimet e saj si Autostradë – rrugë kategoria A. Inicimi i këtij projekti për realizimin e Unazës së Madhe, si projekt-ide daton që në kohën e qeverisë së A. Çarçanit dhe realizimi daton që në vitin 1996. Pikërisht, në segmentin rrugor Pallati me Shigjeta – Sheshi Shqiponja, me një projekt të hartuar në atë kohë nga ISPN2 (Instituti i Studim Projektim Ndërtim 2, ku profili tërthor i parashikuar ka qenë 58 m), për arsye financimi dhe të tjera në atë kohë nuk u realizua në zbatim. Projekti i hartuar nga ISPN2 parashikon të gjitha detajet që ka projekti aktual për zbatim (tashmë i azhornuar). Vlen të citohet fakti se profili tërthor i projektit aktual është 53.8 m. Segmentet e tjera të përfunduara së ndërtuari në zona urbane janë po të njëjta në kategori A urbane me atë të segmentit Pallati me Shigjeta – Rrethrrotullimi Doganës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, si organ më i specializuar dhe që ka financuar e menaxhuar projektet dhe ndërtimet e segmenteve të tjera të kësaj Unaze, është vënë në lëvizje për këtë projekt nga kërkesa e Bashkisë Tiranë me shkresën nr. 3792 prot dt. 25.01.2018. Kështu, ARRSh-ja sot (apo ish-DPRR-ja) ka ndjekur të njëjtën praktikë siç u ndoq në kohën kur Bashkinë e Tiranës e drejtonte Kryetari aktual i Partisë Demokratike z. Lulzim Basha.

ARRSH-ja do të vazhdojë të jetë konsekuente në hartimin e projekteve sipas kushteve teknike, duke realizuar zgjidhje afatgjata në drejtim të zhvillimit.

Më poshtë sqarojmë në lidhje me rrugën proceduriale të ndjekur për ndërtimin e segmenteve të Unazës së Madhe të Tiranës.

– Hapat ligjorë për hartimin e projektit “Rehabilitimi i segmentit rrugor Mbikalimi i pallatit me Shigjeta – rrethrrotullimi i Sheshit Shqiponja Doganë”.

Procedura për hartimin e projektit, nga ana e ARRSH-së është realizuar duke ndjekur hapat si më poshtë:

Unaza e re-konica.al
Unaza e re-konica.al

 

1. Me shkresën nr. 3792 prot dt. 25.01.2018 – Bashkia Tiranë i drejtohet ARRSH-së mbi mundësimin e hartimit të projektit për rehabilitimin e segmentit rrugor “Mbikalimi i Shkollës Teknologjike – Rrethrrotullimi – Doganës, si pjesë e Unazës 5 (Unaza e Madhe e Tiranës)”.

2. Me shkresën nr. 3288/8 dt. 23.08.2013, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka planifikuar buxhetimin për financim implementimin e projektit për lotet 1, 2 dhe 3.

3. Në kuadër të plotësimit të detyrave të saj, me Urdhrin nr. 51 dt. 13.04.2018 të Drejtorit të Përgjithshëm u ngrit grupi i punës për hartimin e detyrës së projektimit, për këtë projekt.

4. Me Vendimin e Këshillit Teknik të ARRSH-së nr. 15. dt. 20.04.2018 u miratuan Termat e Referencës (detyra e projektimit) me nr. 3287/1 prot dt, 20.05.2018, të hartuar nga ky grup.

5. Me shkresën nr. 3625 prot dt. 30.04.2018 me lëndë “Ftesë për bashkëpunim”, nga ana e ARRSH-së, mbi bazën e përvojës së suksesshme të bashkëpunimit dhe profesionalizmit të konsulenteve ka ftuar për bashkëpunim tre shoqëri konsulentë.

6. Me shkresën nr. 3625/1 prot dt. 02.05.2018 – këtij bashkëpunimi i është përgjigjur pozitivisht vetëm shoqëria konsulente “AVE consulting” sh.p.k., e cila merr përsipër realizimin e këtij projekti sipas termave të referencës të hartuara e të miratuara.

7. Për bashkëpunimin është lidhur Kontrata e Sponsorizimit me nr. Prot 3625/2 dt. 25.05.2018 e cila ka dorëzuar dhe projekt idenë për këtë projekt.

8. Sipas legjislacionit, para miratimit të kësaj faze të projekt-idesë janë bërë konsultime me përfaqësues të Bashkisë Tiranë të përfaqësuar nga Nënkryetari i Bashkisë dhe Drejtori i Punëve Publike. Më pas, në zbatim të legjislacionit për ndërtimit në fuqi, është dërguar pranë Institutit të Ndërtimit për oponencën teknike të kësaj faze.

9. Pas realizimit të Oponencës Teknike nga Instituti i Ndërtimit, për këtë fazë është diskutuar e miratuar në Këshillin Teknik të ARRSH-së faza e projekt idesë ku kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësuesit të Bashkisë.

10. Projekti vazhdon me fazën e dytë, me përgatitjen e draft projekt-zbatimit, i cili është dorëzuar në ARRSH me shkresën nr. 3625/ 4 prot dt. 17.07.2018.

11. Oponenca teknike për këtë fazë është realizuar nga Instituti i Ndërtimit me shkresën nr. 6393/3 prot dt. 27.07.2018.

12. Drafti përfundimtar me plotësimet përkatëse është dërguar në dt. 28.08.2018.

13. Faza e projekt-zbatimit ka kaluar për diskutim në Këshillin Teknik të ARRSH-së, ku të pranishëm përsëri kanë qenë përfaqësuesit e bashkisë – Drejtori i Punëve Publike, dhe ka marrë miratimin me Vendimin nr. 56 dt. 04.09.2018.

14. Më pas, në plotësim të procedurave ligjore dhe detyrave funksionale, ky projekt ka kaluar në procedurë ligjore të tenderimit për ndërtim e mbikëqyrje.

Unaza e re-konica.al
Unaza e re-konica.al

Nënvizojmë se ky projekt është konform Standardeve të projektimit të miratuar në vitin 2015. Kategoria A Urbane, pikërisht është vazhdim dhe unifikim i projektit “Komuna Parisit – Shkolla Teknologjike) – Rruga e Kavajës (pallati me shigjeta) të hartuar dhuratë për VETË – Bashkinë e Tiranës e të miratuar me Vendimin nr.9 dt. 27.04.2012 e cila është kategoria A urbane.

Gjithashtu Unaza e Madhe e Tiranës duke filluar nga Komuna e Parisit – Sauk – Teg – Shkozë e deri te Dogana (projekti Doganë – Bregu i Lumit ) është ideuar që nga viti 2009 dhe miratuar në vitet 2010-2011-2012 si unazë e kategorisë A Urbane, dmth. që sipas kushteve teknike të projektimit është Kategoria Autostradë Urbane A.

Konkretisht segmentet e Unazës së Madhe të Tiranës janë si më poshtë:

1. Unaza e Madhe e Tiranës, seg. Shkolla Teknologjike – Komuna e Parisit dhe Disniveli i kryqëzimit me rrugën e Kavajës, me një gjatësi rreth 2.2 km e hartuar dhuratë për Bashkinë Tiranë e me pas miratuar po nga ajo me Vendimin e Këshillit Teknik nr. 9 dt. 27.04.2012, ku seksioni tërthor i saj me gjerësi 58 m është e kategorisë A urbane.

2. Unaza e Madhe e Tiranës, segmenti Komuna Parisit – rruga e re Tiranë-Elbasan (nga kopshti botanik – mbikalimi Sauk) me gjatësi 3.2 km, është hartuar e miratuar vetëm projekt zbatim nga ARRSH-ja në vitin 2010 dhe zbatuar gjatë viteve 2011-2015.

3. Unaza e re Tiranë-Mullet (mbikalimi Sauk – Rrethrrotullimi TEG), për një gjatësi 2.8 km është e kategorisë autostradë A1sipas KTP të 2001, e ideuar në vitin 2009 dhe e miratuar projekt zbatim në vitin 2010 me Vendimin e K. Teknik të ARRSH-së të dt. 26.05.2010. Ndërtimi filloi në vitin 2011 dhe ka përfunduar në vitin 2013.

4. Unaza e Madhe e Tiranës (Kthesa – Sauk – Deri në afërsi Kthesa Kamëz. Duke përfshirë edhe segmentin Doganë – Bregu i Lumit) me një gjatësi rreth 10.2 km është ideuar me seksion tërthor të kategorisë A urbane, në vitin 2012 sipas Vendimit të Këshillit Teknik të DPRR-së dt. 13.04.2012, miratuar projekt zbatim në vitin 2013 me VKT e datës 20.02.2013.

Këtij projekti i është shtuar edhe projekt zbatimi i hartuar e i miratuar po nga Bashkia Tiranë në vitin 2013, “Sistemimi i lumit të Lanës dhe rrugët paralele në të dyja anët, nga ura e shkozës deri te materniteti i ri i Tiranës, me një gjatësi rreth 1.6 km, ku seksioni tërthor i saj është po i kategorisë A urbane.

Nga ky projekt ka mbaruar së ndërtuari loti 1 dhe po ndërtohen lotet 2 dhe 3, dhe segmenti nga Materniteti i ri – Shkozë. Janë pa u ndërtuar akoma edhe tre lote nga Ura e Shkozës deri në Babrru (lumi i Tiranës).

Në përfundim, ARRSH-ja është e bindur mbi domosdoshmërinë e përfundimit të të gjithë unazës sepse në situatën e sotme të zhvillimit të rrjetit rrugor në Shqipëri, do të shërbejë si lidhje me akset nacionale të rrjetit rrugor duke lidhur pjesën veriore të Shqipërisë me pjesën juglindore. Ndërtimi i saj do të krijojë avantazhe të pakrahasueshme si për trafikun në qytetin e Tiranës por edhe lidhjen me pjesët e tjera të vendit.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës