Ilir Shaqiri fitoi edicionin e parë të Big Brother Vip Albania. Fitorja e tij ka tërhequr vëmendjen e mediave italiane, jo vetëm sepse balerini ka një karrierë të gjatë në Itali, por dhe prej ish-aktores, Emanuela Morini, bashkëshortes së Ilirit.
Askanews, një portal online në Itali shkroi se momenti kur Iliri u shpall fitues, u shoqërua me të bërtitura lumturie dhe emocione ngagruaja dhe vajza e tij Emily.
Kjo e fundit i dedikoi një këngë të atit që u transmetua gjatë kohës që Iliri ishtebrenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Natën finale Emanuela erdhi për të surprizuar Ilirin, i cili pak më vonë doli fitues nga BBV, në një luftë të ngushtë votash me Donald Veshaj.
Balerini ishte i pari që u fut në shtëpi dhe qëndroi aty për 4 muaj duke dhuruar spektakël, debate dhe argëtim.