MENU
klinika

Emri

PS cakton bashkëkryetarin në komisionin për reformën territoriale

21.02.2022 - 12:56

Deputeti socialist, Benet Beci do të jetë bashkëkryetar i komisionit të reformës territoriale.

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë rënë dakord për të ngritur komisionin për ndryshimet kushtetuese sa i takon reformës territoriale dhe zgjedhore. Të dyja forcat politike shprehën vullnetin se janë gati për t’u ulur në tryezë.

Vlen për t’u përmendur se ndryshimet në Reformën Zgjedhore ishin një nga kërkesat e Partisë Demokratike, në tre amendamentet e propozuara prej tyre, ku përfshihen vettingu në politikë dhe Reforma Territoriale.