Në vitet e fundit çaji matcha është bërë shumë popullor si trend dhe me siguri keni dëgjuar për të, por për benefitet që përmban, ndoshta nuk jeni në dijeni. Një ndër produktet më trend si superushqim, matcha ka ruajtur një status vërtet të mirë, prandaj është koha të njihemi më mirë me cilësitë e çmuara të tij.
Matcha bën pjesë në familjen e çajit jeshil, por është një anëtar unik i saj. Ndryshe nga format tradicionale të çajit jeshil, çaji matcha është në formë pluhuri të përftuar nga thërrmimi i gjetheve të çajit jeshil. Për këtë arsye, kur konsumoni matcha, merrni një përqëndrim të lartë të nutrientëve të gjetheve. Këto janë disa nga benefitet e çajit matcha të cilat mund t’ju bindin të ‘gllabëroni’ një filxhan çaji matcha:
Është i pasur me antioksidantë
Çaji jeshil përmban njëlloj antioksidanti të quajtur katekinë si dhe disa lloj polifenolesh. Sipas nutricionistet Jenna Gorham, pluhuri matcha ofron antioksidantë të fuqishëm që ndihmojnë në reduktimin e dëmtimit të qelizave dhe parandalimin e sëmundjeve kronike.
Jep më shumë energji se çajrat e tjerë
Çaji matcha është përmban tre herë më shumë kafeinë se tipet alternative të çajrave me gjethe dhe jep po aq energji sa një filxhan kafe.
Nuk do të ndiheni më aq të mërzitur pas një filxhani çaji matcha
Pluhuri matcha përmban L-theanin, një aminoacid që ka vërtetuar se zvogëlon stresin. Një studim i vitit 2016 ka zbuluar se një pije e pasur në L-theaninë mund të jetë shumë efektive për personat që vuajnë nga ankthi. Gjithashtu njerëzit që pinë matcha, kanë vigjilencë të qëndrueshme dhe nuk përjetojnë simptomat e forta të kafeinës si dridhje trupi, etj.
Do të ndiheni më shumë produktivë
Një studim i publikuar në Food Research International në vitin 2017 ka zbuluar se personat që pijnë çaj matcha kanë përjetuar një rritje të vigjilencës falë L-theanine dhe kafeinës. Kështu që në ditët me ngarkesë të lartë, porosisini një filxhan çaj matcha në zyrë.
Ndihmon në parandalimin e kancerit
Ndërsa nuk ka ende kërkime specifike që provojnë benefitet antikancerogjene të pluhurit matcha, shkencëtarët i kanë studiuar prej vitesh këto veçori tek çaji jshil dhe kanë zbuluar se ka një lidhje të fuqishme mes antioksidantit EGCG në parandalimin e kancerit, sidomos të tipit kolorektal, por edhe gjirit, prostatës e mushkërive. Ky përbërës mesa duket paranalon rritjen e qelizave kancerogjene duke nxitur apoptozën, pra duke vrarë qelizat malinje.
Siguron nivele të shëndetshme të kolesterolit
EGCG godet sërish: Një studim i vitit 2016 ka zbuluar se falë EGCG të gjendur tek çaji jeshil, mund të reduktohet kolesteroli i keq i quajtur ‘LDL’. Ky kolesterol çon në rritjen e acideve yndyrore në arterie duke rritur riskun për sulme në zemër dhe goditje në tru.
Ndihmon për kocka të forta
Shumica e njerëzve zakonisht nuk marrin masa për të pasur kocka të forta, por është diçka shumë e rëndësishme për mobilitetin dhe fintess-in, sidomos me kalimin e moshës. Çaji jeshil mund të rrisë nivelet e mineraleve në kocka duke zvogëluar rrezikun e zhvillimit të osteoporozës. Mos e lini pas dore këtë benefit.
Mund të jetë një alternativë më e mirë se një filxhan kafe ose çaj i zakonshëm
Çaji matcha ka shije të fortë toke dhe shpesh shërbehet i përzier me qumësht të zkonshëm ose qumësht bajame apo qumësht tërshëre, për këtë arsye kjo pije ka tendencë t’ju mbajë të ngopur krahasuar me një ekspres.
Funksionon shumë mirë si një ngjyrues natyral ushqimor
Sipas disa studimeve, ngjyruesit artificiale të ushqimit mund të jenë kancerogjene ose të shkaktojnë reaksione hipersensitiviteti. Pse të mos e përdorni çajin matcha në vend të burimeve artificiale të ngjyrosësve?