MENU
klinika

Ka drejtuar 5 kombëtare

Kosova prezanton trajnerin e ri të përfaqësueses

23.02.2022 - 15:02

Alain Giresse është zyrtarizuar trajneri i ri i kombëtares së Kosovës në futboll. Francezi është prezantuar në konferencë për shtyp sot në Prishtinë. Ai do të jetë pasuesi i zviceranit Bernard Challandes, i cili u shkarkua muaj më parë për shkak të rezultateve jo të mira gjatë vitit 2021.

Alain Giresse në karrierën e tij ka drejtuar ekipe të mëdha në nivel kombëtar: Gjeorgjia, Gaboni, Mali, Senegali dhe së fundi Tunizia. Këto janë ekipet kombëtare, në të cilat ka ndërtuar karrierën dhe ka fituar përvojë të konsiderueshme.

Në rang klubesh, trajneri i ri i “Dardanëve” ka drejtuar francezët e PSG dhe Toulouse. Dy sfidat e para për Giresse në krye të kombëtares së Kosovës do të jenë miqësoret e muajit mars ndaj Zvicrës dhe Burkina Faso.

Italia përmbys me Bastonin e Barellan! Mbyllet pjesa e parë

Nedim Bajrami shënon supergol pas 23 sekondash dhe futet në historinë e Evropianit

Mijëra tifozë presin ndeshjen me valle dhe këngë

FOTOT/ Shqiptarët “pushtojnë” Dortmundin!

Njihuni me formacionet zyrtare të sfidës Spanjë-Kroaci

Rivalët e Shqipërisë “përplasen” në Berlin