9% e të vendosurve socialistë, jo Ramën; 37% e të vendosurve opozitarë, as Berishën e as Bashën
Në sondazhin që zhvillova javën e shkuar për revistën Newsbomb, pyetja kryesore ishte: “Për cilin kandidat për kryebashkiak do të votonit, nëse zgjedhjet në bashkinë tuaj do të zhvilloheshin sot?” Për kuriozitet statistikor, të anketuarit e 6 bashkive u pyetën edhe se kë do të donin të ishte Kryeministër i vendit sot. Pothuaj çereku i atyre që ishin të vendosur të votonin një nga kandidatët për kryebashkiakë, nuk do të donin asnjërin nga tre politikanët kryesorë (Ramën, Berishën e Bashën) të ishte Kryeminstër i vendit (shihni grafikun shoqërues).
Sondazhi / Kë do të donin të ishte Kryeministër të vendosurit e 6 bashkive?
Fakti që pothuaj çereku i të vendosurve (për të votuar më 6 mars) nuk preferojnë anjërin nga tre politikanët kryesorë të jetë Kryeministër i vendit është domethënës. Kjo tregon se vota e tyre nuk ndikohet nga përkrahja publike që këta tre politikanë u kanë dhënë kandidatëve të përzgjedhur nga vetë ata, por nga faktorë të tjerë.
Ndër këta faktorë, mund të jenë traditat e votimit familjar, njohjet shoqërore e lidhjet fisnore me kandidatët lokalë, rivalitetet mes përkrahësve më të njohur lokalë të kandidatëve, përkatësitë gjeografike (urban-rural), ose thjesht mospëlqimi ndaj liderëve.
Sidoqoftë, treçereku i të vendosurve (për të votuar më 6 mars) e kanë deklaruar qartë preferencën ndaj njërit prej tre politikanëve kryesorë. Dhe tek ky treçerek i votuesve të vendosur të 6 bashkive, dominon qartazi Rama ndaj dy rivalëve të djathtë. Ndër të anketuarit e vendosur për të votuar kandidatët socialistë në 6 bashkitë, 91% do të votonin sot Ramën për kryeministër. Nga ana tjetër, vetëm 63% e të anketuarve të vendosur për kandidatët opozitarë do të votonin sot Berishën ose Bashën për kryeministër…