Kryeministri Edi Rama ka dënuar sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës, duke thënë se Shqipëria bashkohet me NATO dhe aleatët e BE. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se mendimet e Shqipërisë janë me popullin ukrainas.
“Ne bashkohemi me NATO dhe aleatët e BE në dënimin e ashpër të agresionit të Rusisë. Mendimet tona janë me popullin ukrainas”, shkruan kryeministri Rama.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha ne oret e para te mengjesit se Rusia ka nisur pushtimin e vendit të tij. Në një postim në Twitter, Kuleba shkroi se presidenti rus, Vladimir Putin, ka nisur “pushtimin e Ukrainës në shkallë të plotë”.
Ai tha se Ukraina do ta mbrojë veten dhe se “bota mund dhe duhet ta ndalë Putinin”.