Presidenti i SHBA Joe Biden thotë se ka folur me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe e ka informuar mbi hapat që ai po ndërmerr, pas sulmit që Rusia beri ndaj kryeqytetit ukrainas ne oret e para te mengjesit te sotem (24 shkurt).
Në një deklaratë, Biden thotë se ai e dënoi sulmin si “të paprovokuar dhe të pajustifikuar”.
“Zelensky “më kërkoi që t’u bëj thirrje liderëve të botës që të flasin qartë kundër agresionit flagrant të Presidentit Putin dhe të qëndrojnë me popullin e Ukrainës”, shton Biden.
Presidenti amerikan thotë se do të takohet me udhëheqësit e G7 të enjten dhe SHBA dhe aleatët “do të vendosin sanksione të rënda ndaj Rusisë”.
“Ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje dhe ndihmë për Ukrainën dhe popullin ukrainas,” thotë ai.