MENU
klinika

Për vitin 2022

Ju njohim me 10 plazhet më të mira në botë!

24.02.2022 - 11:11

Pale sa zili do të keni kur të lexoni në këtë artikull për plazhet më mahnitëse në botë. Me siguri mezi po prisni që sezoni i verës të afrohet, të bëni gati valixhet dhe të shkoni menjëherë drejt këtyre destinacioneve. Këto plazhe pa frikë mund të themi se janë parajsa në tokë, por e dini cilët janë plazhet më të pëlqyer nga përdoruesit e ‘Tripadvisor’ për këtë vit?

Platforma e udhëtimit sapo ka publikuar listën e plazheve më të mira në botë dhe në krye të listës është plazhi Grace Bay në ishujt Turks dhe Caicos. Ky vend i mrekullueshëm në Oqeanin Atlantik nuk është saktësisht i ri në renditje. Për çmimet e ‘Tripadvisor 2021’, u rendit në vendin e katërt.

Karaibet kanë më shumë plazhe në ‘top 10’ listën e këtij viti dhe pesë kontinente janë të përfaqësuara në listë. Brazili është i vetmi destinacion që ka më shumë se një hyrje të re, duke renditur 3 plazhe mbresëlënëse.

Për vitin 2022, plazhet më të mira janë:

1. Plazhi i Grace Bay/Providenciales, Turks dhe Caicos

2. Plazhi Varadero/Varadero, Kubë

3. Turquoise Bay/Exmouth, Australi

4. Quarta Praia/Morro de Sao Paulo, Brazil

5. Eagle Beach/Palm – Eagle Beach, Aruba

6. Plazhi Radhanagar/Ishulli Havelock, Indi

7. Baia do Sancho/Fernando de Noronha, Brazil

8. Plazhi Trunk Bay/Parku Kombëtar i Ishujve të Virgjër, Ishujt e Virgjër të SHBA

9. Baía dos Golfinhos/Praia da Pipa, Brazil

10. Spiaggia dei Conigli/Lampedusa, Itali

Rikujtojmë se numri 1 i vitit të kaluar, Plazhi Whitehaven në ishullin Whitsunday në Australi nuk u rendit në ‘top 10’ këtë vit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sa më pak i frekuentuar, aq më joshës...

7 plazhet më të qeta në Shqipëri