MENU
klinika

Afera 3.7 mln euro për inceneratorët

GJKKO lë në fuqi masën ‘arrest në burg’ për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka

25.02.2022 - 12:15

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i arrestuar me urdhër të SPAK, është lënë sërish në qeli. GJKKO ka lënë në fuqi masën ‘arrest në burg’ për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, i arrestuar pasi akuzohet se përfitoi 3.7 mln euro nga inceneratori i Elbasanit.

SPAK prangosi ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka për dosjen e shumëpërfolur, atë të inceneratorit në Elbasan. SPAK e akuzon Lefter Kokën për shpërdorim të detyrës, pastrim të parave dhe korrupsion duke përfituar 3.7 mln euro nga incerenatorët.

Tre janë akuzat e rënda me të cilat ish-ministri tashmë do nisë betejën e tij me drejtësinë, teksa janë sekuestruar edhe kompanitë “Albtek Energy”, pra inceneratori i Elbasanit, “Integrated Technology Services” si edhe aksionet e Kokës në “Kantinën e Pijeve Gjergj Kastrioti Skenderbeu”. Nga ana tjetër, janë shpallur në kërkim edhe Stela Gugalli, e cila në sistemin TIMS rezulton se është jashtë shtetit si dhe Klodian Zoto.