Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Taulant Balla, zhvilloi këtë të dielë një takim me banorët e njësisë administrative Ballagat në Lushnje, në kuadër të fushatës për zgjedhjet elektorale të 6 Marsit.
Teksa vuri në pah mbështetjen e qeverisë për bujqësinë, Balla siguroi qytetarët se kryebashkiakja e ardhur nga radhët e PS-së do të bëjë transparencë të çdo qindarke të mbledhur nga taksat e qytetarëve.
“Unë bërtas pak më shumë atje në parlament kur vjen punë për mbështetje për fshatin sepse e di fare mirë se bujqësia ka nevojë për mbështetje. Po ashtu në merak jam edhe për të rritur mbështetjen për blegtorinë. 6 marsi është një ditë që erdhi papritur, por për mua erdhi në momentin e duhur. Çdo bëjë bashkia në 400 ditë, deri sa të dalë sërish në provim përpara popullit? Kryetarja e ardhshme do të jetë në krye të detyrës. Të bëjë transparencë dhe t’i tregojë popullit të Lushnjes ku shkon çdo qindarkë. Kush guxon të fusë duart të paret e popullit të Lushnjes të shkojë para drejtësisë”, tha më tej Balla.