Zyrtarët ukrainas kanë mohuar pretendimet e Moskës që forcat ruse të kenë marre nen kontroll stacionin bërthamor të Zaporizhzhia – më i madhi në Evropë.
Energoatom, kompania shtetërore e Ukrainës që merret me centralet bërthamore, i tha agjencisë së lajmeve Interfax se pretendime të tilla nga Moska janë “një gënjeshtër absolute”.
Të hënën Rusia tha se trupat e saj kishin marre nen kontroll centralin dhe operacionet po vazhdonin normalisht.
Gjeneralmajor Igor Konashenkov i ministrisë ruse të Mbrojtjes tha në një deklaratë: “Ushtarët rusë po ruajnë dhe kontrollojnë plotësisht zonën përreth termocentralit bërthamor Zaporizhzhia”.
Ai shtoi: “Personeli vazhdon të punojë për mirëmbajtjen e objekteve dhe kontrollin e situatës radioaktive në gjendje normale. Rrezatimi radioaktiv është normal.”