MENU
klinika

“Asnjë kënaqësi agresorit”

Polonia nuk zbret ndaj Rusisë: FIFA, qesharake!

28.02.2022 - 13:59

Masat e FIFA-s kundër Rusisë nuk kanë kënaqur Poloninë, që sipas kalendarit, do të ndeshet e para më 24 mars, tashmë në një fushë neutral, me rusët që nuk do të kenë emrin, flamurin dhe himnin.

Presidenti i Federatës Polake të Futbollit, Sezari Kulezka, ka reaguar me anë të një postimi në profilin e tij të rrjetit social “Tëitter”, teksa u ka dërguar një letër të gjithë federatave të futbollit në Europë ku paraqitet qëndrimi i tyre për të mbështetur Ukrainën në luftën me Rusinë:

“Për shkak të vendimit qesharak të FIFA-s, Federata Polake e Futbollit ka dërguar sot një letër për të gjitha federatat e futbollit në Evropë. Ne paraqitëm qëndrimin tonë dhe i inkurajuam ata të qëndrojnë në krahun tonë.

Sepse vetëm të bashkuar do të jemi të fortë. Mos t’i japim kënaqësinë agresionit rus kundër Ukrainës” – shkruhet në këtë letër. Polonia është e vendosur të mos zbresë në fushë kundër Rusisë. Pritet reagimi i Suedisë dhe i Çekisë, njëra prej të cilave mund të përballet me Rusinë në finale të play-off.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN