MENU
klinika

Nuk luan në Botëror

FIFA e UEFA me vendim të ri, përjashtojnë Rusinë

28.02.2022 - 20:07

FIFA dhe UEFA kanë vendosur të përjashtojnë Rusinë nga të gjitha aktivitetet ndërkombëtare. Ky vendim vjet një ditë pasi organi i qeverisë së futbollit është përballur me kritika të ashpra.

Kjo sepse dje FIFA mori vendim që Rusia do të lejohet të luante ndeshjet kualifikuese të play-off kundër Polonisë, në fund të marsit, me kusht që skuadra të përdorë një emër tjetër, e ndeshja të luhej në një vend neutral.

Por pas presionit intensiv nga Polonia, Federata e Futbollit të së cilës ka deklaruar vazhdimisht qëllimin e saj për të bojkotuar ndeshjen, e cila u pasua me refuzim nga vende të Evropës për të luajtur kundër Rusisë, FIFA pezulloi Rusinë nga të gjitha garat.

Ndryshimi i qëndrimit vjen gjithashtu pasi Komiteti Olimpik Ndërkombëtar bëri rekomandime të hënën që përfshinin ndalimin e sportistëve dhe ekipeve ruse nga garat ndërkombëtare ndërsa pushtimi i Ukrainës vazhdonte.

Kjo do të thotë se, siç janë gjërat, Rusia nuk do të garojë në Kampionatin Evropian të femrave këtë verë. Federata Franceze e Futbollit iu bashkua thirrjeve për dëbimin e Rusisë. Dhe pas qëndrimit të dobët të FIFA-s të dielën, FA polake u shkroi të gjitha federatave të futbollit në Evropë duke kërkuar mbështetje.