MENU
klinika

Presidenti Zelenksy nënshkruan dekretin

“Çdo i huaj mund të vijë të luftojë në Ukrainë, nuk i duhet vizë”

01.03.2022 - 11:12

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka nënshkruar një dekret që i hap rrugën kujtdo që do të luftojë në Ukrainë kundër Rusisë pa pasur nevojë për një vizë. Dekreti ka hyrë tashmë në tashmë ka hyrë në fuqi dhe Ukraina ka filluar të formojë një legjion shtesë.zeliii

Brenda pak ditësh, mijëra të huaj dolën vullnetarë për t’u bashkuar me Legjionin Ndërkombëtar për të mbrojtur Ukrainën nga Rusia dhe Bjellorusia.

“Ukraina prezanton udhëtimin e përkohshëm pa viza për të huajt që dëshirojnë të bashkohen me Legjionin e Mbrojtjes. Presidenti Volodymyr Zelensky nënshkroi një dekret që prezanton një regjim të përkohshëm pa viza për të huajt që udhëtojnë në Ukrainë për të luftuar pushtuesit rusë. Dekreti tashmë ka hyrë në fuqi. Kujtojmë se Ukraina ka filluar të formojë një legjion shtesë të mbrojtjes territoriale nga të huajt. Brenda pak ditësh, mijëra të huaj dolën vullnetarë për t’u bashkuar me Legjionin Ndërkombëtar për të mbrojtur Ukrainën nga Rusia dhe Bjellorusia”, thuhet në njoftimin e mediave ukrainase.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Beteja finale/ Priten luftime të ashpra

Rusia dërgon kolonën ushtarake 64 km për të marrë Kievin