MENU
klinika

Fansat mendojnë se po!

Kënga e re e Camila është për Shawn Mendes?

01.03.2022 - 12:03

Fansat kanë disa teori në lidhje me këngën e re të Camila Cabello-s me titullin “Bam Bam”.

Pasi këngëtarja 24-vjeçare tregoi një pjesë të këngës së saj në “TikTok” më 27 shkurt, ndjekësit filluan të pyesin nëse bëhej fjalë për ish-in e saj Shawn Mendes.

Dhe ndërsa Cabello ende nuk e ka konfirmuar frymëzimin pas kësaj kënge, ka mjaft të dhëna bindëse që na bëjnë të besojmë se ky projekt mund t’i jetë kushtuar Shawn-it.

Për shembull, kënga fillon me Cabello-n duke kënduar:

“Ti the se e urreje oqeanin, por tani po bën sërf”.

Mendes dikur ka thënë në emisionin e Jimmy Fallon se “frika e tij më e madhe është thellësia e ujit“, por në mediat sociale u vu re se artisti 23-vjeçar postoi një foto të tij duke bërë sërf vetëm disa ditë pasi fansat mësuan për ndarjen e çiftit në nëntor.

Cabello gjithashtu këndon:

“Thashë se do të të dua përgjithmonë, por sapo shita shtëpinë tonë“.

Dhe në të vërtetë, ylli i “Havana” sapo e shiti shtëpinë e saj në Los Angeles për 4.3 milionë dollarë në dhjetor.

Keni nevojë për më shumë detaje të tjera që të bindeni?

Në një pjesë tjetër të këngës, Cabello thekson:

“Ne ishim fëmijë në fillim, mendoj se jemi të rritur tani“.

Ndjekësit e artistëve e dinë se marrëdhënia e tyre daton që kur ata ishin adoleshent, duke bërë turne së bashku në 2014-ën dhe duke publikuar ‘hitin’ e tyre “I Know What You Did Last Summer” vitin e ardhshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Këngëtarja reagon për herë të parë pas zërave...

A janë ndarë Camila Cabello dhe Shawn Mendes?