MENU
klinika

Tregtarët: E marrim më shtrenjtë nga fabrika

Rritet çmimi i miellit me shumicë në Vlorë

01.03.2022 - 13:57

Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka nxitur rritjen e çmimit të miellit në vend. Rritja e çmimit të miellit me shumicë në Vlorë, ka bërë që sot në duart e qytetarëve ta blejnë me 7 mijë lekë. Kjo rritje shpjegohet nga vetë tregtarët, të cilët thonë se e marrin tek fabrika në Tiranë me 6500 lek/kuintal nga 6100 lekë/kuintali.

Kjo rritje ka ndodhur për shkak të embargos nga Rusia dhe Ukraina nga lufta që po zhvillohet aty. Tregtari Lavdosh Baraj tha se situata e krijuar mes Rusisë dhe Ukrainë do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë te konsumatori, ndërsa shtoi se kjo rritje pritet të vijojë.

“Unë më tepër prodhoj bukë se sa shes miell, por mund të them se rritjen e çmimit e kemi ndier gjatë tre ditëve të fundit. Unë furnizohem në Tiranë dhe e kam blerë 4 lek më shtrenjtë. Miell “Tirana” sh.a. e kam blerë 4 lek më shtrenjtë. Pra ka qenë 61 lek/kuintal dhe është bërë 65 lek/kuintal”.

Frika nga pasojat e mundshme të luftës Ukrainë-Rusi është reflektuar te qytetarët në Vlorë por edhe në Fier e Kukës, të cilët janë dyndur të blejnë miell. Shqipëria importon 70% të grurit nga Rusia. Blerës dhe tregtarë akuzojnë se situata është shfrytëzuar nga tregtarët, që edhe pse kanë rezerva mielli, kanë rritur çmimin në mënyrë abuzive.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë