MENU
klinika

Bashkudhëtare në çdo hap...

Gruaja, që nuk e ka frikë Putinin!

01.03.2022 - 15:20

        Mbështetëse pa më të voglin hezitim e Presidentit ukrahinas, Volodymyr Zelensky, bashkëshortja Olena, e ka bërë të qartë, se do të qëndrojë pranë tij dhe se nuk i trembet pushtimit rus.

Zonja e Parë e kryen këtë funksion, prej majit të vitit 2019 dhe për popullin e Ukrahinës, është modeli i vërtetë i gruas.

ARLINGTON, VIRGINIA – SEPTEMBER 01: Olena Zelenska looks on as her husband, Ukrainian President Volodymyr Zelensky participates in an Armed Forces Full Honor Wreath Ceremony at the Tomb of the Unknown Soldier at Arlington National Cemetery on September 1, 2021 in Arlington, Virginia. President Zelensky will meet with U.S. President Joe Biden on later today at the White House. (Photo by Anna Moneymaker/Getty Images)

Ashtu si bashkëshorti, ajo studioi në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin ”Krivyi Rih”, para se të braktiste studimet për arkitekturë, duke e ndjekur atë në studimet e kompanisë së prodhimit ”Kyartal 95”.

Më pas, pati një karrierë brilante si skenariste dhe producente, para se Volodymyr Zelensky të bëhej president.

Ndërsa më vonë, Olena Zelenska vendosi t’i përkushtohej ekskluzivisht karrierës së bashkëshortit, duke u bërë konsulentja e imazhit të Presidentit.

Ajo gjithashtu donte të përdorte titullin si “Zonja e Parë”, për të mbështetur shumë qëllime humanitare dhe sociale. Olena është nënë e dy fëmijëve, Oleksandra, e lindur në vitin 2004 dhe Kyrylo, më 2013.

“Ti e di, jam e sigurtë që më shikon në këtë foto… Sepse, ti më sheh gjithmonë kështu… Sa e dua këtë pamje, te çdo grua. Kështu, duken vetëm ata që dashurojnë sinqerisht. Ndihem gjithmonë, dashuria jote. Përderisa dukesh kështu, nuk kam frikë nga asgjë”, – shkruan Volodymyr për zonjëne  tij.

Që kur Vladimir Putin i shpalli luftë Ukrahinës, zonja Zelenskaya refuzon të ketë frikë. Ajo e ka treguar vendosmërinë e saj, në ”Instagram”, me postimin e të enjtes së 24 shkurtit, dita kur nisi mësymja e Rusisë.

Ajo shkroi:

“Sot nuk do të përhap panik dhe nuk do të derdh lot. Do të jem e qetë dhe e sigurtë. Fëmijët… po më shohin. Do të qëndroj pranë tyre dhe në krah të bashkëshortit tim, si dhe popullit ukrahinas.”

Megjithëse ajo dhe fëmijët, janë objektiva të Rusisë, menjëherë pas Presidentit Volodymyr Zelensky, Zonja e Parë e Ukrahinës ka njoftuar se do të qëndrojë në Kiev, në krye të detyrës dhe në mbështetje ndaj bashkëshortit, gjatë këtij kalvari tragjik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Të gjithë në luftë, për atdheun!

Gratë dhe vajzat ukrahinase rrëmbejnë armët

Ukrahinë... Shekulli XXI

Pamjet dramatike të pushtimit rus


“Hap dyert misioni diplomatik në Bruksel”

Apeli i kryeministrit Rama: Bëhuni pjesë e “TeamAlbania”!

"Të vijë në debat televiziv..."

Sali Berisha sfidon kryeministrin Rama pas lirimit

"Seanca parapake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon"

GJKKO la të lirë Berishën, reagon SPAK: Do ta ankimojmë vendimin!

"Krijo qeveri teknike, mos e zvarrit kot"

U la i lirë, Sali Berisha mesazh Edi Ramës nga selia blu