MENU
klinika

Studimi

Çfarë mund t’ju bëjë më të lumtur se paratë?

01.03.2022 - 15:38

Është zyrtare: Të bëni ushtrime mund t’ju lumturojë më shumë sesa paratë. Kjo ndodh, në rrethanat e duhura, sigurisht. Mirëpo, ka disa studime që tregojnë lidhjen mes lumturisë dhe ushtrimeve, për t’ju ndihmuar të jeni më të motivuar gjatë seancave tuaja stërvitore.

Ushtrimet mund t’ju bëjnë më të lumtur se një rritje e të ardhurave prej 25 mijë dollarësh.

Në këtë hulumtim, studiuesit nga Yale dhe Oxford pyetën rreth 1.2 milion amerikanë se cila ishte rutina e tyre fizike, ndërsa në anën tjetër mblidhnin të dhëna për prejardhjen e tyre (gjininë, të ardhurat, statusin martesor, historinë mjekësore, etj.) Kjo i ndihmoi ata të gjejnë një lidhje të drejtpërdrejtë mes lumturisë dhe aktivitetit fizik.

Ajo çfarë rezultoi nga studimi ishte se njerëzit që bënin aktivitet fizik kishin një shëndet mendor 43% më të lartë se ata që nuk merreshin me asnjë sport. Studiuesit zbuluan se aktiviteti fizik i bëri subjektet të vlerësojnë shëndetin e tyre mendor në një mënyrë të ngjashme si njerëzit që fituan 25,000 dollarë më shumë se ata.

Disa sporte ju bëjnë më të lumtur se disa të tjerë

Ata gjithashtu zbuluan se disa sporte janë më efektive në bërjen e njerëzve të lumtur se të tjerët. Në mënyrë tipike, kjo përfshin sportet në grup, pasi ato lejojnë anëtarët e ekipit të jenë social, siç tregon ky studim. Çuditërisht, gjimnastika dhe çiklizmi ofrojnë të njëjtat përfitime, pavarësisht se nuk klasifikohen si sporte në grup.