MENU
klinika

Situata Ukrainë-Rusi

Kurti me fjalë të ashpra ndaj Vladimir Putin

02.03.2022 - 13:25

Kryeministri Albin Kurti, në një intervistë për mediumin britanik SkyNews, ka folur për agresionin rus në Ukrainë dhe mundësinë që Putini të destabilizojë edhe Ballkanin. Kurti ka përmendur lidhjet e forta të Rusisë me Serbinë dhe takimin e fundit në nëntor të vitit të kaluar të Putinit me Vuçiqin në Rusi. Kryeministri kosovar e ka quajtur presidentin rus, president despotik që e urren NATO-n.

“Ballkani s’është imun nga efektet e situatës në Ukrainë, sepse në Ballkan kemi një shtet që s’ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe s’është rreshtuar me BE-në për ta dënuar agresionin rus dhe ajo është Serbia ne kemi kufi të gjatë me Serbinë që s’e njeh Kosovën. Rusia me Serbinë kanë lidhje të forta dhe këto lidhje janë kulturore dhe ushtarake e ekonomike. Serbia ka 14 aeroplanë luftarakë Mig29, donacione nga Rusia dhe Bjellorusia”, ka thënë Kurti.

Tutje, shefi i qeverisë e ka quajtur presidentin rus, president despotik që do të provojë të transferojë luftën në Ballkanin Perëndimor.

“Të gjitha kompanitë ruse kanë degët e tyre në Serbi, dhe qytetarët e Kosovës janë të shqetësuar që presidenti despotik Vladimir Putin do të provojë ta transferojë luftën edhe në Ballkanin Perëndimor për ta shdërruar në betejë të tij me demokracitë perëndimore”, tha ai.

Kryeministri Kurti ka shprehur edhe njëherë dëshirën që Kosova të anëtarësohet në BE dhe NATO pas zhvillimeve të fundit.

“Ne qëndrojmë të vendosur dhe vigjilent dhe s’jemi të frikësuar, ne duam të anëtarësohemi në BE dhe NATO, ne kemi NATO-n në Kosovë por sa më parë që anëtarësohemi në NATO do të kemi stabilitet më të madh të rajonit. Presidenti Putin në nëntorin e kaluar ka pritur presidentin e Serbisë, Vuçiq në Soçi, dhe i ka shfaqur një hartë të Kosovës të përqëndruar në veriun e Kosovës sepse aty ka struktura ilegale që operojnë atje praktikisht janë në koordinim të afërt për atë kryeqytetet e BE-së duhet të kërkojnë nga Beogradi ta dënojnë agresionin e Rusisë në Ukrainë. Për këtë BE dhe NATO duhet të angazhohen më shumë në Ballkanin Perëndimor. Prandaj unë ju bëj thirrje 5 shteteve mosnjohëse të BE-së që ta njohin Kosovën dhe në këtë mënyrë do të kontribuojnë në paqe, stabilitet dhe siguri”, tha ai.

I pyetur për deklaratat e Putinit se kosovarët kanë marrë pjesë në luftë krah ukrainasëve në rajonet lindore, Kurti tha se kjo shfaq tendencën e Putinit që ta shndërrojë luftën hibride në luftë klasike.

“Kjo shfaq synimin e tij, s’ka kosovarë që kanë shkuar të luftojnë në Donbas, është Rusia që ka aneksuar Donbasin dhe Krimenë. Më herët e ka përmendur një herë në muaj tani Putini po e përmend Kosovën çdo javë sepse ai e urren NATO-n e urren perëndimin ai është lider despotik që është i hidhëruar dhe nostaligjik që do të shndërrojë luftën hibride në luftë klasike, ka luftë hibride edhe në Ballkan, dhe Sputniku ka qendrën në Beograd për tërë rajonin”, tha Kurti për mediumin britanik./Express

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Domosdoshmëri më shumë se kurrë...“

Kosova kërkon të jetë pjesë e NATO-s