Në emisionin “Pikat mbi i” në ‘News24’ analisti Artur Zheji dhe avokati Spartak Ngjela komentuan situatën në Ukrainë , në ditën e shtatë sulmeve ruse.
Zhei u shpreh se tashmë fati i presidentit Vladimir Putin duket se është një strehim politik në Kabul, ndërsa shtoi se presidenti ukrainas Zelensky fitoi një vend të madh në histori.
Pjesë nga biseda në studio:
Cili është fati i Putin?
Zheji: Rusia ditën e pestë u detyrua të fusë armët barike. Pra sa më shumë u sofistikuan armët e shkatërrimit të madh që po përdor Rusia shumë keq ishte situata. Sinteza midis një bërthame ushtarake super e armatosur e Ukrainës ishte një surprizë shumë e madhe. Nuk mendoj që pas distancimit publik që bëri Biden, apo edhe Macron i cili mori distancë të plotë nga ky veprim i Putin duhet të kuptojmë që fati i tij mund të jetë strehim politik në Kabul, Pakistan. kemi protesta shumë të mëdha në Moskë vetëm pse kanë dalë në sheshe. Nga burgu kryetari i opozitës në rusi deklaroi se ata janë heronjtë e vërtetë në Rusi. Fati i tij është ta shohim shumë shpejt të braktisur. Ndërsa Zelensky tashmë hyri në histori.
Ngjela: Ajo që tha Biden del jashtë karakterit anglosankson. Tani do të shohim se si do të përfundojnë. Ata e kanë shumë të vështirë të kërcënojnë kot. Kam përshtypjen që ka qenë i sigurt në atë që thotë.
Zheji: Ne nuk mund ta perceptojmë Zelenskyn si super njeri. Padiskutim që shërbimet sekrete ruse duan ta eliminojnë…Ai përjeton shumë gjëra që ne nuk i përjetojmë…Ai i përdor të gjithë popullaritetin e tij për të sensibilizuar të gjithë botën me Ukrainën. Nuk mund të ndalojë furnizimi me municione, ka kërkuar edhe raketa efikase…Ai e di që perëndimi e ka deklaruar se nuk hyn zyrtarisht në luftë…
Gjithashtu gjatë bisedës në studio, Zheji tha se janë krijuar brigade apo reparte vullnetare për t’i ardhur në ndihmë Ukrainës.
“Rritja e kësaj kimie të specialist është detyre kryesore e presidentit. Ai e di që beteja është e pabarabartë”, tha Zheji.
Gjithashtu edhe avokati Ngjela theksoi se Zelensky e nevojshme mbështetjen në këtë situatë ku edhe ndodhet.
“Edhe Kina deklaroi se Putin ka të gjithë botën kundër. Në të gjithë këtë situatë, ku botën e ka kundër dhe në gjithë kryeqytetet e perëndimit ka demonstrata kundër. Tani lind problemi kush do të fitojë interesi rus apo i Putinit. Ata për ukrainasit thonë janë rus…dhe gjuhën e kanë të barabartë, por kemi edhe shembuj të tillë në botë. Mua më jep shpresë vetëm optika perëndimore”, tha Ngjela.