MENU
klinika

Si u largua futbollisti uruguajan

“Mendova se nuk do dilja gjallë nga Kievi”

02.03.2022 - 20:32

Një tjetër histori e largimit të sportistëve të huaj nga Ukraina. Carlos de Pena, mesfushori 29-vjeçar uruguajan i Dynamo Kiev, u rikthye në vendlindje dhe në një postim të gjatë në Instagram ka rrëfyer dramën e përjetuar ditët e fundit, veçanërisht në tre të parat e sulmit rus në Ukrainë:

“Më 24 shkurt, në 4 e 55 te mëngjesit, u zgjova nga zhurma e avionëve dhe bombave që shpërthyen në Kiev. Paqja mbaroi, makthi filloi! Në rrugë pashë dëshpërimin e njerëzve, radhët në supermarkete, njerëzit që iknin drejt kufirit.

Së bashku me Vitinho shkova në një hotel për t’u strehuar me lojtarë të tjerë brazilianë. Kemi kaluar natën në një bodrum të hotelit të pajisur me një strukturë antibombarduese. Shqetësimi ishte i madh.

Sipas autoriteteve nuk kishte mundësi dhe ishte shumë e rrezikshme të largoheshim nga Kievi dhe ishim një grup prej 40 personash. Atë natë rusët ishin jashtë kryeqytetit, ata kërcënuan se do ta merrnin. Një natë e vështirë, qava nga frika.

Të shtunën vendosëm. Morëm një tren që shkoi në kufirin me Rumaninë; pas 17 orësh mbërritëm në një qytet në kufi, morëm një autobus për të kaluar Moldavinë. Kjo është historia e tri ditëve që jetuam, nuk dua t’ju tregoj se çfarë ndjej.

Nuk do të ndalem kurrë së falenderuari ata që janë vënë në dispozicion, nga thellësia e zemrës sime. Dua të lutem për shokët e mi të skuadrës në Ukrainë dhe familjet e tyre dhe për të gjithë popullin ukrainas që po vuajnë. Solidariteti i ukrainasve është i denjë për admirim. Kërkoj paqe, fund këtij makthi. Mendova se nuk do të dilja kurrë i gjallë prej andej”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin

U dëmtua me Kombëtaren në momentin më të mirë

Muçi mëson sa do të qëndrojë larg fushave të lojës