MENU
klinika

"Rusia të ndalojë menjëherë luftën"

Asambleja e Përgjithshme e OKB miraton rezolutën

02.03.2022 - 19:55

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar me shumicë dërrmuese rezolutën, e cila dënon pushtimin rus në Ukrainë “në termat më të fortë të mundshëm”.

Rezoluta thotë se Rusia duhet të ndalojë luftën në Ukrainë dhe të tërheqë të gjitha trupat.

Rezoluta mori 141 vota pro, pesë kundër, ndërsa 35 abstenuan.

Përpara votimit, ambasadori i Ukrainës në OKB Sergiy Kyslytsya tha se Rusia “kishte ardhur për të privuar Ukrainën nga e drejta për të ekzistuar”.

Ambasadori rus Vassily Nebenzia tha se Rusia dëshironte të ndalonte një konflikt separatist në Ukrainën lindore dhe akuzoi Perëndimin për përdorimin e “kërcënimeve të hapura dhe cinike” për t’i bërë vendet të votojnë për rezolutën.

Kjo është mbledhja e parë urgjente e asamblesë që nga viti 1997.