MENU
klinika

Momenti prekës

VIDEO/ Ushtari rus kapet rob, ukrainasit i japin ushqim

02.03.2022 - 20:01

Edhe pse në luftë, aspekti human nuk mungon mes qytetarëve ukrainas. Në një video të publikuar në rrjete sociale, shihet se si qytetarët ushqejnë me ushqime të ngrohta një ushtar rus të zënë rob, si dhe lejuan atë të telefononte nënën e tij.

Gazetari i The Ëall Street Journal në Moskë, Matthew Luxmoore, shkroi se shumë nga trupat ruse janë adoleshentë dhe që nuk ia kanë idenë se pse bëhet kjo luftë.

Në anën tjetër edhe një gazetare e Kyiv Independent, Anastasiia Lupatina deklaroi se ushtari rus i
dorëzuar në Ukrainë ishte mirëpritur nga vendasit.

Tashmë janë bërë shtatë ditë që kur Rusia filloi një sulm në Ukrainë, me urdhër të presidentit rus, Vladimir Putin.

Autoritetet ukrainase thonë se kanë humbur jetën mbi 2,000 civilë në vend.