MENU
klinika

NBA

Suns rikthehen pas dy humbjeve, Bucks triumfojnë në fund

03.03.2022 - 12:20

Pas dy humbjeve radhazi, Phoenix Suns bëhet skuadra e parë në NBA që arrin kuotën e 50 fitoreve këtë sezon dhe ka vetëm 12 humbje. Suns mposhtën 120-90 Portland Trail Blazers, një fitore kolektive, ku realizuan plot 12 lojtarë të skuadrës vendase.

Suns kryesojnë bindshëm në Konferencën e Perëndimt, pasi Golden State pësoi dy humbje radhazi dhe në total shkoi në 19 disfata.

Në Lindjen, fitore në sekondat e fundit arriti Milwaukee Bucks, që mundi 120-119 kryesuesit e Miami Heat, në një ndeshje me rivalitet. Herro realizoi 30 pikë për Miami, por që mbetën për statistikë, ndërsa për Bucks u dalluan Antetokounmpo me 28 pikë e 17 rebound.

Moment të mirë po kalon Philadelphia, që mundi 123-108 New York Knicks, duke synuar kreun në Lindje. Embiid realizoi 27 pikë e 11 rebound, Harden 26 pikë e Maxey 25, një trio që po bën të ëndërrojnë tifozët e këtij ekipi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN