MENU
klinika

“Fushatë që zgjon shpresën!”

Gjekmarkaj: Shkodra i rezistoi komunizmit

03.03.2022 - 14:44

Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj tre ditë nga data e zgjedhjeve të pjesshme që do mbahen edhe në Bashkinë e Shkodrës, ka kërkuar mbështetjen për kandidatin e PD-së, Xhemal Bushati.

Gjekmarkaj thekson se Xhemal Bushati është trashëgimtar dinjitoz i PD-së dhe kandidati që sipas tij përfaqëson vlerat e Shkodrës që i rezistoi komunizmit.

“Një kafe në Giuhadol të Shkodres është gjithmonë kënaqësi! Me Xhemal Bushatin, kandidatin e PD në zgjedhjet e 6 Marsit, koleget Emila Koliqi, Greta Bardeli Gjoni dhe Izmira Ulqinaku të cilët po zhvillojnë një fushatë mbreslënëse.

Fushatë duke zgjuar shpresën për një Shkoder ku të gjithë banoret e saj të jenë aksioner në qeverisjen lokale.

Giuhadoli, kjo lagje historike e vlerave të mëdha kulturore, si dhe të tjerat zona të metropolit të Veriut, me rezonim intelektual e patriotik.

Voter ku u ndezën zjarret e kryengritjeve kombëtare, ku iu rezistua komunizmit pa ndoshta e sikur, ku lidhja me boten perëndimore nuk u ndërpre kurrë, as atëherë kur dhuna ra mbi të pamëshirshëm.

Sot mirëpret Xhemal Bushatin, kandidatin e vlerave qytetare, përfaqësuesin më dinjitoz të asaj që Shkodra ka trashëgiminë, të asaj që PD ofron. Dikur kam patur fatin të vizitoj me At Zef Pllumin në këtë lagje doktoreshe Terezina Sumen, një zonjë që vinte nga tjetër kohë si model për të ardhmen.

Shkodra ruan kujtesën e zgjedh të ardhmen”- thekson Gjekmarkaj.